Mazrekaj largohet nga skuadra shqiptare

Futboll

Mazrekaj largohet nga skuadra shqiptare

Nga: K. G. Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:07
Mentor Mazrekaj

Futbollisti i mirënjohur, Mentor Mazrekaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Laçit.

Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur largimin nga klubi shqiptar.

“Nga sot nuk jam më pjesë e KF Laçi.

Falënderime të veçanta për Presidentin Pashk Laska dhe Prof. Shpëtim Duro që mundësuan rikthimin tim në futbollin aktiv.

Kanë qenë 3 vite të mrekullueshme me rezultate historike si Kampionatin Shqiptare ashtu dhe në arenën ndërkombëtare me kalimin e shumë tureve.

Falënderime për të gjithë tifozët që na përkrahën  pavarësisht rezultateve”, ka bërë të ditur Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat