Mourinho në listën e francezëve

Futboll

Mourinho në listën e francezëve

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 15:12
Mourinho

Paris Saint-Germain fitoi titullin për të 11-tën herë në historinë e Ligue 1, por edhe këtë sezon dështimi në Champions League la një “shije të hidhur” tek drejtuesit katariotë të klubit francez.

Në këtë formë, statusi i trajnerit Christophe Galtier është vendosur më shumë se kurrë në dyshim dhe ish-tekniku i Nice mund të konsiderohet me një “këmbë” jashtë projektit të kryeqytetasve për sezonin e ardhshëm.

I preferuari i drejtorit Luis Campos është Luis Enrique i cili ka kaluar në listën e dëshirave të PSG, Jose Mourinhon dhe Thiago Mottan. Sipas asaj që shkruan AS, Mourinho nuk ka miratimin e sheikëve të cilët i besojnë më shumë ish-trajnerit të Romës, Celta Vigos, Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique.

Emri i këtij të fundit është lakuar së tepërmi tek Napoli në Itali apo edhe në Premier League, megjithatë ambicia dhe aspekti ekonomik i PSG mund të bëjë diferencën në fund e të bindë 53-vjeçarin për të nisur një aventurë në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat