FC Latta vjen me ofertë interesante për Benzeman

Futboll

FC Latta vjen me ofertë interesante për Benzeman

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:55
Logo FC Latta

FC Latta vjen me ofertë interesante për Benzeman!

Karim Benzema sot edhe zyrtarisht u bë e ditur se nuk do të vazhdojë me Real Madridin.

Pas 14 viteve të kaluara, sulmuesi francez largohet si lojtari më i trofeshëm në historinë e Real Madridit.

E një “ofertë” interesante ka ardhur nga Kosova. Seriali komik, “FC Latta”, që trajton temën e futbollit ka një ofertë për francezin.

Aktori kryesor në atë serial, Arjanit Hoti ka bërë një postim, ku ka renditur privilegjet që do t’i ketë Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat