Milani në sulm për “ish”-in e Interit

Futboll

Milani në sulm për “ish”-in e Interit

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:38
Tifozët

Marko Arnautoviq është një nga objektivat e Milanit në merkato. Sulmuesi austriak po përjeton një rini të dytë te Bologna, skuadër me të cilën ka shënuar 23 gola në dy sezonet e fundit.

34-vjeçari, i cili ka edhe një të kaluar si interist (2009/2010), pëlqehet nga kuqezinjtë. Por ka oferta edhe nga disa klube të Premier League. Kampionat ku ka luajtur më parë me West Ham.

Arnautovic dëshiron transferimin tek ekipi i Stefano Piolit, ndërkohë që Bologna, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025, kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Topi ka kaluar në anën e drejtuesve të Milanit, të cilët nuk kanë hequr dorë nga pista Arnautoviq, i cili pavarësisht moshës cilësohet si një element që do t’i shtojë cilësinë repartit ofensiv.

Me kombëtaren e Austrisë, Arnautoviq ka shënuar 34 gola në 106 ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat