Reali del me njoftim zyrtar për Eden Hazard

Futboll

Reali del me njoftim zyrtar për Eden Hazard

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 20:52
Eden Hazard

Reali del me njoftim zyrtar për Eden Hazard!

Tashmë është zyrtare, Eden Hazard do të largohet nga Reali i Madridit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi madrilenë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se palët kanë arritur një marrëveshje për largimin e belgut nga klubi që nga 30 qershori i vitit 2023. 

Hazard ishte pjesë e Realit prej 4 sezonesh, ku fitoi 8 tituj (1 Champion Ligë, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Europiane, 2 Kampionate, 1 Kupë Mbreti dhe 2 Superkupa të Spanjës.  

Në vijim pritet të mësohet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e yllit belg, i cili iu bashkua me shumë bujë Realit nga radhët e Çelsit, por pa mundur të lerë gjurmë, duke rezultuar një zhgënjim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat