Sllovaku Pinter është qendër mbrojtës i ri i Shkupit

Futboll

Sllovaku Pinter është qendër mbrojtës i ri i Shkupit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 15:17
Michal Pinter - djathtas

Derisa Shkupi është në fazën e parë të përgatitjeve, menaxhmenti i klubit ka vazhduar punën në afrimin e futbollistëve cilësor, për të formuar një skuadër garuese dhe konkurruese.

Pas përforcimit të parë që prezantuan ditë më parë, me Arbi Voshën bardhekaltër, sot prezantojnë me një tjetër përforcim të radhës.

Fjala është për futbollist qendër mbrojtës, sllovakun Michal Pinter.

Futbollisti 29 vjeçar që vjen nga skuadra e kategorisë më të fortë sllovake, Zlate Moravce, do të jetë një shtyllë e fortë për mbrojtjen shkupjane.

“Para se gjithash, ajo që dua të them se jam shumë i lumtur për mundësinë që më është dhënë të jem pjesë e skuadrës së Shkupit.

Jam shumë i lumtur që gjendem këtu, shpresoj të kem shëndet dhe të jem në gjendje që të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë me atë që di ta bëjë.

Nuk kam luajtur futboll këtu do muajt e fundit, më ka munguar futbolli dhe jam duke pritur me padurim të filloj.

Mezi po pres të nisi me stërvitjen e parë, kështu që le të fillojmë mbarë”, është shprehur sllovaku Pinter.

Pinter gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipin e Liptovsky. Gjatë karrierës së tij ka 195 paraqitje me 11 gola të shënuar dhe katër asistime.

Shkupi dhe Pinter kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat