Reali po përgatit ofertën për Firminon

Futboll

Reali po përgatit ofertën për Firminon

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:37
Roberto Firmino

Përforcimi në fazën e sulmit është shndërruar në një prioritet për Real Madridin.

Karim Benzema është sulmuesi i vetëm natyral për momentin dhe duke pasur parasysh problemet e tij me lëndime, është një pozicion që do të kërkojë përforcime.

Real Madridi ka kërkuar nënshkrimin e një sulmuesi që do të konkurronte me francezin, i cili pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve lidhur me largimin e tij drejt Arabisë Saudite.

Roberto Firmino, i cili do të largohet nga Liverpooli si futbollist i lirë, është shfaqur si një opsion.

“Defensa Central” tani ka raportuar se Real Madridi po përgatitet t’i ofrojë brazilianit një kontratë tre-vjeçare (me formulën 2+1), me pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, besohet se ka dhënë aprovimin për një gjë të tillë.

Joselu Mato e Harry Kane raportohet se janë opsionet tjera për sulmin e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat