Klubi i shqiptarit pret në ankth: Ende nuk e dimë fatin tonë

Futboll

Klubi i shqiptarit pret në ankth: Ende nuk e dimë fatin tonë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 23:23
Pamje nga incidenti

Një incident në dukje i ekzagjeruar, mund t’i kushtojë ngjitjen në elitën e futbollit francez skuadrës së Bordosë.  

Ndeshja mes Bordo dhe Rodez, vendimtare për ngjitjen në Ligue 1 të vendasve dhe për mbijetesën e Rodez, u ndërpre në pjesën e parë për shkak të një sulmi të tifozit të dehur vendas kundër lojtarit mik, Lucas Buades, autor i golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të. 

“BeIn Sports France” raporton se sulmuesi ka pësuar goditje në tru.

Me shumë gjasa, Bodro do e humbasë ndeshjen në tavolinë, teksa në rast se merret një vendim i tillë, skuadra që përfiton është Metzi i lojtarit shqiptar Xhuliano Skukës, që pret në ankth të mësojë se çfarë do të ndodhë me ndeshjen Bordo-Rodez të ndërprerë.  

“Dhe sezoni 2022-2023 mbyllet me sukses, or ne ende nuk e dimë fatin tonë…”, shkruan Metz në faqen zyrtare, pas triumfit 3-2 ndaj Bastias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat