Spalletti shpallet trajneri i sezonit në Serie A

Futboll

Spalletti shpallet trajneri i sezonit në Serie A

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:04
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, është shpallur si tekniku më i mirë për sezonin 2022/2023.

Ai me Napolin e tij bëri magjinë duke fituar Scudetton e munguar prej shumë vitesh të klubit të kaltër.

Një performancë e jashtëzakonshme e skuadrës së tij këtë sezon, ku bënë mjaft mirë edhe në Champions League.

Një skuadër që prej muajsh ishte e pamposhtur.

Spalletti tashmë nuk do të jetë më trajneri i Napolit pasi kështu ka deklaruar, por padyshim që ai e meritoi këtë çmim prestigjoz nga liga italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat