Dybala: Të luash për Romën është nder

Futboll

Dybala: Të luash për Romën është nder

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 13:34
Dybala

Paulo Dybala i Romës humbi finalen e Europa League kundër Sevillas, megjithatë, asi argjentinas nuk është duke e menduar largimin nga kryeqytetasit e Italisë.

Kampioni i Botës me Argjentinën, luajti sezonin e parë tek ‘romakët’ i transferuar një vit më parë nga Juventusi.

Dybala, i cili shënoi golin e epërsisë për Romën në duel me Sevilla, ka thënë se të jesh pjesë e Romës është një nder.

“Të luash për këtë ekip nuk është thjesht një sport apo punë, por një nder”, ka thënë Dybala.

Ndryshe, sulmuesi argjentinas është duke u monitoruar nga disa klube evropiane, por lojtari preferon qëndrimin në skuadrën e Jose Mourinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat