Diaz rikthehet te Real Madrid

Futboll

Diaz rikthehet te Real Madrid

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:27
Diaz

Mesfushori sulmues Brahim Diaz rikthehet te Real Madrid. Klubi madrilen po llogarit te lojtari në sezonin 2023/2024, pavarësisht përpjekjeve të Milanit për ta blerë atë, raporton Relevo.

Kontrata aktuale e Diaz me Real Madridin është deri në fund të sezonit 2024/2025.

Madridi tashmë është duke punuar për të zgjatur marrëveshjen me mesfushorin, i cili është i huazuar për Milanin për tre sezone.

Braim Diaz do të mbushë 24 vjeç këtë verë.

Për Milanin në sezonin 2022/2023, spanjolli luajti 44 ndeshje në të cilat shënoi shtatë gola dhe u dha gjashtë asistime shokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat