Ky është reagimi i Kumbullës

Futboll

Ky është reagimi i Kumbullës

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:45
AS Roma

AS Roma mbrëmë humbi finalen e Europa League duke u mposhtur nga Sevilla (4-2), pas ekzekutimit të penalltive.

Mbrojtësi shqiptar i ‘romakëve’, Marash Kumbulla, edhe pse i lënduar  ndodhej mbrëmjen e djeshme në Budapest.

Reprezentuesi i Shqipërisë, ka reaguar me një postim në InstaStory.

“Përgjithmonë bashkë Roma”, ka shkruar Kumbulla.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të qëndrojë rreth 6 muaj jashtë fushës së blertë, pasi ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për ligamentin, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Milan-Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat