Mourinho: Nuk kam folur me asnjë klub tjetër

Futboll

Mourinho: Nuk kam folur me asnjë klub tjetër

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:53
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka folur për të ardhmen e tij te Roma.

Trajneri ka konfirmuar se nuk ka folur me asnjë klub tjetër.

“Nuk kam folur me asnjë klub tjetër siç janë gjërat. Nuk ka negociata”, ka thënë ai.

“I thashë të vërtetën [për të ardhmen] ekipit tim – por është diçka që qëndron mes meje dhe ekipit. Ata e dinë se çfarë do të bëj”, ka shtuar tutje trajneri.

Në anën tjetër, skuadra e Mourinhos sot (e mërkurë) do të luajë në finalen e madhe të Ligës së Evropës ndaj Sevillës, në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat