Dzeko lë Inter pas finales së Champions

Futboll

Dzeko lë Inter pas finales së Champions

Më: 30 maj 2023 Në ora: 13:13
Dzeko

Klubet arabe duket se do të bëjnë ligjin këtë verë në merkato, teksa “oreksi” për të sjellë yjet e fubollit botëror po bëhet gjithnjë e më i madh. Emri i fundit që lakohet si i mundshëm për të shkuar në Arabi është sulmuesi boshnjak Edin Dzeko.

Lojtari luan me Inter, por kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe në moshën 37-vjeçare vështirë se mund të refuzojë një kontratë të majve që vjen nga Arabia. Sipas “Foot-Mercato”, skuadra e Al-Hilal i ofron një kontratë 2-vjeçare

Dzeko do të luajë pas 10 ditësh finalen e Champions League me Inter, por kjo mund të jetë sfida e tij e fundit me fanellën zikalët. Mediat saktësojnë se Dzeko nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, por ka marrë në konsideratë këtë kontratë.

Duket se propozimi që vjen nga Al-Hilal është i mirë si në harkun kohor ashtu dhe atë financiar. Ky klub po tenton të sjellë në Arabi edhe sulmuesin argjentinas Lionel Messi, ndërkohë që prej disa muajsh luan edhe Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat