Shtyhet prezantimi i Patos në klubin e ri

Futboll

Shtyhet prezantimi i Patos në klubin e ri

Më: 30 maj 2023 Në ora: 12:19
Alexandre Pato

Alexandre Pato po priste të prezantohej dje edhe zyrtarisht në klubin brazilian, Sao Paolo.

Por, gjithçka u shty për sot dhe arsyeja është vërtet e pabesueshme, njoftojnë mediat braziliane.

Në fakt, klubi brazilian ka treguar në rrjetet sociale se prezantimi i ish-futbollistit të Milanit është shtyrë për shkak se janë vjedhur kabllot në lagjen Barra Funda.

Për shkak të kësaj ndodhie, në zonat pranë stadiumit mungon sinjali televiziv, telefoni dhe interneti, duke e penguar kështu klubin të shërbejë siç duhet shtypin.

Andaj, prezantimi i Patos mund të bëhet sot pasi të rregullohen kabllot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat