Finalja që pritet me padurim

Futboll

Finalja që pritet me padurim

Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:33
Jesus Navas

Finalja e Europa League mes Romës dhe Sevillas po afrohet gjithnjë e më shumë.

‘Romakët’ dhe Sevilla do të përballen të mërkurën mbrëma në finalen e madhe të Budapestit.

Mbrojtësi i krahut i sevillas, Jesus Navas, në një intervistë për “UEFA”, ka folur për duelin me Romën e Jose Mourinhos.

Navas thotë se skuadra e tij, do të ballafaqohet me një skuadër të fortë, sepse sipas tij, Roma është skuadër e vështirë për t’u mundur.

Megjithatë, ai thekson se mezi po pret finalen kundër skuadrës italiane.

“Mezi pres. Është një tjetër mundësi e madhe.

Ne do të përballemi me një kundërshtar shumë të vështirë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë.

Shpresoj të fitojmë finalen”, ka thënë Navas.

“Europa League është një kompeticion që na ka dhënë shumë dhe kënaqësia që ndjejmë ndeshje pas ndeshjeje na shtyn të shkojmë sa më larg”, ka theksuar ai.

Ndeshja Sevilla-Roma fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat