E ardhmja e Nacho Fernandez mbetet ende e paqartë, pasi kontrata aktuale me Real Madrid skadon këtë verë dhe ende nuk ka vendim nga dy palët për vazhdimin e saj apo jo.
Për mbrojtësin spanjoll kanë shprehur interesim disa klube.
Në mesin e tyre dhe Inter që synon ta transferojë atë me kosto zero në Itali.
33 vjeçari ka qenë pjesë e akademisë së Real Madrid, ndërsa nga viti 2012 kishte filluar paraqitjet në ekipin e parë.