Statistika impresionuese, sezoni më i mirë në karrierën e Xhakës

Futboll

Statistika impresionuese, sezoni më i mirë në karrierën e Xhakës

Më: 29 maj 2023 Në ora: 12:02
Granit Xhaka

Sezoni 2022/23, i cili sapo përfundoi, ishte më i miri në karrierën e Granit Xhakës.

Ylli shqiptar e bëri një sezon fantastik me Arsenalin duke prirë në Premierligë në pjesën më të madhe të sezonit, por që në fund “Topçinjtë” u dorëzuan dhe titulli i kampionit shkoi diku tjetër.

Sidoqoftë, në aspektin individual, përfaqësuesi zviceran ishte i jashtëzakonshëm.

30 vjeçari i realizoi 9 gola për Arsenalin në të gjitha kompeticionet, pesë më shumë se që i kishte shënuar në çdo sezon për “Gunners”.

Xhaka i zhvilloi 297 ndeshje me ekipin londinez gjatë shtatë vjetëve sa qëndroi në “Emirates Stadium”.

Dhe, dje ndaj Wolverhamptonit e shënoi dygolëshin e parë ndonjëherë.

Granit Xhaka pritet të transferohet në Bayer Leverkusen gjatë verës që po vjen për 15 milionë euro.

Ai me këtë rast mund të kthehet në Bundesligë, ku luajti me sukses me Borussia Monchengladbachut, ku ishte transferuar nga Baseli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat