Festë dibrane në “Arena e Demave”

Futboll

Festë dibrane në “Arena e Demave”

Më: 28 maj 2023 Në ora: 20:25
Korabi 

Korabi mposhti Flamurtarin në minutën e 101′ dhe siguroi finalen e “play-out” përballë vendit të tetë në Superiore. 

Skuadra dibrane triumfoi 2-1 në “Arena e Demave”, sfidë që prodhoi luftë sportive, emocione dhe tension.

Albers Keko ishte heroi i Korabit me dy golat e realizuar në limitet e çdo pjese. 21-vjeçari zhbllokoi takimin në minutën e fundit të fraksionit të parë, por kuqezinjtë nga Vlora barazuan në minutën e 81’.

Kondaj kërceu më lart se kundërshtarët dhe në stadium nisi festa vlonjate.

Por, Korabi nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit dhe në minutën e 101′ gjeti golin e fitores së madhe.

Keko realizoi me kokë, gol ku pati jo pak faj portieri i Flamurtarit me daljen e tij të gabuar.

Por edhe mbrojtja vlonjate. Festë te Korabi, që do të përballet me Erzenin ose Bylisin për një biletë në Superiore. Lot dhe zhgënjim te Flamurtari, që duhet të presë një tjetër sezon për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat