Terziq shpjegon pse nuk luajti Belligham

Futboll

Terziq shpjegon pse nuk luajti Belligham

Më: 28 maj 2023 Në ora: 16:27
Bellingham e Terziq

Borussia Dortmund e mbylli sezonin në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Verdhezinjtë ishin një fitore larg rikthimit te titulli kampion pas 11 vitesh, por nuk ia dolën të thyenin Mainzin (2-2).

Titulli i shkoi Bayernit, që festoi vetëm falë golavarazhit më të mirë se kundërshtarët. Trishtim, dhimbje dhe lot në “Signal Iduna Park”.

“Do e kemi të vështirë të marrim veten, na presin ditë brutale”, u shpreh Mats Hummels pas ndeshjes. Ndërkohë, trajneri Edin Terzic shpjegoi se pse nuk luajti Jude Bellingham.

Mesfushori i talentuar anglez, është shumë pranë transferimit te Real Madrid. 19-vjeçari nuk zbriti në fushë përballë Mainzit, për shkak të problemeve fizike.

Por a ishte një urdhër i drejtuesve për të mos rrezikuar transferimin në “Santiago Bernabeu” apo një vendim i lojtarit? Një gjë të tillë e shpjegon Terzic.

“Jude e kisha planifikuar titullar, por pak orë përpara nisjes së takimit ndaj Mainzit, ai më telefonoi dhe më tha se nuk ndihej gati për të zbritur në fushë.

Më tha se nuk ishte në 100% të formës së tij. Ai ka punuar shumë  gjatë ditëve të fundit, teksa nuk ndihej aspak mirë as gjatë nxemjes.

Doja t’i dhuroja disa minuta, por ndeshja mori për keq dhe vendosa të bëja më shumë zëvendësime në sulm. Ai donte shumë ta ndihmonte skuadrën, e patë vetë.

Jude është një futbollist madhështor dhe jam i sigurt se do të ketë një karrierë të suksesshme”, deklaroi Edin Terzic, trajneri i Dortmundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat