Salihamidzic “gjobit” arkat e Bayern, boshnjaku pret 6 deri në 8 milionë euro dëmshpërblim nga klubi

Futboll

Salihamidzic “gjobit” arkat e Bayern, boshnjaku pret 6 deri në 8 milionë euro dëmshpërblim nga klubi

Më: 28 maj 2023 Në ora: 15:39
Hasan Salihamidzic

Shkarkimi i befshëm i Drejtorit sportiv të Bayern Munich, Hasan Salihamidzic duket se nuk do të lihet pa vënë re nga boshnjaku, i cili mund të “gjobisë” arkat e Bayern Munich, me dëmshpërblimin që pritet të jetë i lartë, për ish-anëtarin e organikës së “bavarezëve”.

Sipas raportimeve të gazetarit të mirënjohur të Sky Sport, Florian Plettenberg, Salihamidzic ka të drejtën e një dëmshpërblimi.

E që varion nga 6 deri në 8 milionë euro, me kontratën e boshnjakut që skadonte në vitin 2026.

Ndërkaq, kujtjomë se Hasan Salihamidzic u shkarkua pasditen e së shtunës menjëherë pas shpalljen kampion të Bundesliga, teksa mbante pozicionin e Drejtorit sportiv të “bavarezëve”, që prej vitit 2017. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat