Bujar Neziri: Nesër do të mbahet turneu “Hamdi Gashi – Nadir Haxhimusa”

Futboll

Bujar Neziri: Nesër do të mbahet turneu “Hamdi Gashi – Nadir Haxhimusa”

Nga: K. G. Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:05
Foto ilustruese

Presidenti i klubit të futbollit Kosova e Dusseldorfit, Bujar Neziri, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për turneun përkujtimor “Hamdi Gashi - Nadir Haxhimusa” në futboll.

Turneu mbahet nesër në Dusseldorf duke filluar nga ora 09.30.

“Mirë se vini ne turneun tradicional Hamdi Gashi e Nadir Haxhimusa qe organizohet nga klubi futbollistik Kosova Dusseldorf.

Ky turne organizohet për nder te bacës Hamdi që dha shumë për FC Kosovën në organizim e klubit dhe Nadir Haxhimusës që dha shumë për Fc Kosovën si futbollist dhe trajner.

Pa këta dy punëtor sportiv klubi FC Kosova Dusseldorf nuk do te ishte ne këto nivele ku garojmë sot ne Bezirkslig si kandidat për t’u inkuadruar me Landesliga. 

Do t'ju kujtojmë gjithmonë me mall! 

Zoti i bekoftë shpirtrat e juaj ne përjetësi !

Klubi që dhuruat aq shumë për të FC Kosova Düsseldorf”, ka shkruar Neziri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat