Mbappe: PSG është klubi më i madh në Francë

Futboll

Mbappe: PSG është klubi më i madh në Francë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:41
Mbappe

Barazimi 1 me 1, mbrëmjen e djeshme në transfertën e Strasbourg i mjaftoi “parizienëve” të PSG, për të siguruar titullin e 11-të kampionë të Ligue 1 në historinë e klubit, pas një sezoni vërtetë të luftuar.

Ndër të parët që i “dedikuan” një koment triumfit të PSG ishte dhe “ylli” i tyre, Kylian Mbappe, i cili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, i konsideroi të tijët si klubin më të mirë në Francë.

“Kampion i Francës.

Titulli i 11-të.

Zonja dhe zotërinj, botë, klubi më i madh në Francë është Paris Saint-Germain”,- u shpreh Mbappe në postimin e tij..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat