Asani “sinjal” kombëtares nga Koreja e Jugut

Futboll

Asani “sinjal” kombëtares nga Koreja e Jugut

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:13
Asani

Jasir Asani është rikthyer te goli në Korenë e Jugut aty ku aktivizohet me skuadrën e Gwangju.

Ish-sulmuesi i Partizanit ishte protagonist në triumfin 0-2 të skuadrës së tij në transfertë Suwon. 28-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84-të të takimit duke shënuar në këtë formë golin e tij të pestë në 14 paraqitje me ekipin në kampionat.

Pas këtij trepikëshi ku kontribut ka edhe Asani, skuadra e Gwangju ngjitet në kuotën e 18 pikëve në vendin e tetë të renditjes.

Një sinjal pozitiv ky i Asanit edhe në prag të ndeshjeve me kombëtaren ato ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe për kualifikueset e Euro 2024, teksa sulmuesi është pjesë e listës së  trajnerit brazilian Sylvinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat