Pato: Lidhja ime me këtë tifozeri, është e veçantë

Futboll

Pato: Lidhja ime me këtë tifozeri, është e veçantë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 12:02
Aleksandre Pato

Aleksandre Pato do të rikthehet edhe një herë tjetër të luajë futboll, me shpresën se do të jetë sërish në nivele të larta dhe larg nga dëmtimet. Ish-sulmuesi i Milanit që ishte ndër më të mirët në Europë, është prezantuar me Sao Paulon në Brazil.

Ai ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur deri në fund të këtij viti kalendarik duke bërë kështu një rikthim në fushë pas më shumë se një viti jashtë (460 ditë).

Një operacion në gju dhe riaftësimi i ngadaltë, kanë bërë që sulmuesi të qëndrojë shumë gjatë jashtë.

Pas prezantimit, Pato është shprehur i lumtur për rikthimin. “Sao Paulo ka diçka ndryshe.

Më pëlqen shumë klubi dhe njerëzit që punojnë këtu. Jam vërtet i lumtur. I detyrohem diçka Sao Paulos, klubit që hapi dyert në vizitën time të parë, në 2014, dhe përsëri tani. Shpresoj të përshtatem me të gjithë.

“Tifozët më kanë mirëpritur gjithmonë, dhe kjo është arsyeja pse dashuria ime për tifozët e Sao Paulo është e ndryshme. Është e vështirë edhe të shpjegohet. Gjithçka që bëj për Sao Paulo është me dashuri.

Tifozët e Sao Paulos më motivojnë. Është si një familje, me një marrëdhënie të vërtetë”, u shpreh Pato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat