Vetëm një dilemë

Futboll

Vetëm një dilemë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:54
Milani

Java për Milanin nisi me dy ditë pushim (e diela dhe e hëna) pas fitores me Sampdorian dhe u mbyll me stërvitjen e djeshme që paraprin sfidën me Juventusin.

Sot do të zhvillohet mbledhja e zakonshme teknike ku do të merren edhe vendimet e fundit në lidhje me formacionin e ndeshjes së nesërme.

Mungesat janë të kufizuara te Benaser, Florenci dhe Ibrahimoviçi (synon të jetë gati për Veronën në fundjavën e ardhshme), prandaj Milani duhet të zbresë me më të mirët e mundshëm në dispozicion: Kruniçi në mesin e fushës, pranë Tonalit, ndërsa në anën e djathtë të treshes ofensive është i vetmi dyshim, Salmaekers apo Mesias.

Pyka do të jetë përsëri Zhiru, ndërsa paketa mbrojtëse do të përbëhet nga Kalabria e Hernandez në krahë me Çaun e Tomorin në qendër përpara gardianit Majk Menja.

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Çau, Tomori, Hernandez, Tonali, Kruniç; Mesias, Diaz, Leao; Zhiru.
Trajner: Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat