Xherdan Shaqiri sërish asiston, ndër më të mirët në Amerikë

Futboll

Xherdan Shaqiri sërish asiston, ndër më të mirët në Amerikë

Nga: K. Goca Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:53
Xherdan Shaqiri në mes

Xherdan Shaqirii ka vazhduar me formë të mirë në ekipin e tij, Chicago Fire.

New England Revolution si vendas ka barazuar me rezultat 3:3 me Chicago Fire në kuadër të ligës MLS (ligës amerikane).

Xherdan Shaqiri ka asistuar në minutën e 10-të kur ka realizuar futbollisti Koutsias për 0:1.

Faqja e klubit Chicago e ka zgjedhur Shaqirin lojtar të ndeshjes.

Faqja e specializuar për statistika “Sofascore” e ka vlerësuar Shaqirin me notë 7.6. ndërsa Carles Gil i New England Revolution është lojtar i ndeshjes me notë 7.9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat