Do të zyrtarizohet te Barcelona

Futboll

Do të zyrtarizohet te Barcelona

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:34
Ruben Neves

Pasi fitoi titullin e kampionit në La Liga, Barcelona duket se ka nisur menjëherë punën për sezonin e ri.

Ruben Neves besohet se do të jetë përforcimi i parë i ekipit të Xavit.

“A Bola” ka raportuar se mesfushori portugez do të konfirmohet si lojtar i Barcelonës në ditët në vijim.

Sipas mediumit nga Portugalia, ky transferim do të realizohet për çmimin prej 30 milionë eurosh.

Javën e kaluar, pas ndeshjes ndaj Evertonit, Neves në një deklaratë thuajse e konfirmoi largimin nga Wolvesi.

“Dua të jem këtu, por kurrë nuk e fsheh që dua të luaj futboll në Ligën e Kampionëve. Është një vendim i vështirë, por në futboll ju duhet të shkoni për qëllimet tuaja kryesore”, ishte shprehur ai.

26-vjeçari besohet se do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat