Mbrëmja magjike e shqiptarit, mbyllet me një unazë

Futboll

Mbrëmja magjike e shqiptarit, mbyllet me një unazë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:25
Myrto Uzuni me të dashurën

Myrto Uzuni dhe Granada e tij sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e elitës spanjolle, LaLiga.

Sulmuesi që këtë sezon ishte protagonisti kryesor për Granadën, shënoi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit me Leganes teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 42-të të pjesës së parë.

Kështu, përveç ngjitjes një kategori më sipër beratasi u shpall edhe golashënuesi më i mirë i LaLiga2 me 23 gola.

Por, mbrëmja speciale për sulmuesin e kombëtares nuk u mbyll me kaq teksa pasi përfundoi ndeshja, Uzuni i propozoi për martesë të dashurës së tij.

Kjo e fundit nuk hezitoi dhe i tha “Po” propozimit të futbollistit duke dhuruar emocione shumë të bukura në fushë.

Në këtë formë, Uzuni pritet të mbërrijë mëse i karikuar edhe për dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin qershor të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, ato ndaj Moldavisë (datë 17) dhe Ishujve Faroe (datë 20).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat