Alegri luan gjithçka ndaj kuqezinjve

Futboll

Alegri luan gjithçka ndaj kuqezinjve

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:22
Juventus

Juventusi kërkon fitore ndaj Milanit dhe për këtë, Alegri e di mirë se i duhet një ndeshje perfekte.

Pas disfatës ndaj Empolit, tekniku i bardhezinjve është zhgënjyer dhe ndaj Milanit pritet të bëjë ndryshime në sulm e gjithashtu në rreshtim.

Ndryshe nga ndeshjet e fundit ku është luajtur me 3-5-2 ose me 3-5-1-1, këtë radhë Alegri do të provojë një 3-4-3 dhe linja e sulmit do të jetë si kurrë më parë.

Nga stoli do ta nisë Vlahoviç, vendin e të cilit e ka zënë Moise Kin teksa në krahë do të ndihmohet nga Kieza dhe Di Maria.

Në qendër të mbrojtjes, Gati, Breme e Danilo do të ruajnë portën e Sheznit. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Kuadrado dhe Kostiç në krahë dhe me Lokatelin e Rabio në qendër.

JUVENTUS (3-4-3): Shezni, Gati, Bremer, Danilo, Kuadrado, Lokateli, Rabio, Kostiç, Kieza, Di Maria, Kin
Trajner. Masimiliano Alegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat