Sezon “ëndrrash”

Futboll

Sezon “ëndrrash”

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:20
Luton

Skuadra e Luton Town “kurorëzoi” mbrëmjen e djeshme në mënyrën më perfekte mbylljen e sezonit, teksa në sfidën e fundit të “play-off”, ndaj Coventry fituan pas goditjes së 11-metërshave, duke arritur kështu për herë të parë në historinë e tyre, në Premier League.

Ngritja në elitën e “ishullorëve” erdhi vetëm pas goditjes së penalltive, me 90 minutat e rregullta dhe kohën shtesë, që përfunduan në rezultatin 1 me 1.

Përgjegjës për eleminim e Coventry u bë prodhimi i akademisë së këtyre të fundit, Fankaty Dabo, i cili gaboi në penalltinë e 6-të, duke i dhuruar kundërshtarëve ngjitjen historike.

Mirëpo, ngjitja në Premier League nuk është e vetmja gjë që skuadra e Luton arriti mbrëmjen e djeshme, teksa për kualifikimin e arritur, skuadra përfitoi plot 200 milionë paund, teksa sezonin e ardhshëm do të ketë mundësi të tregojë “vlerat” ekipore, përballë skuadrave si Manchester City, Liverpool, Arsenal, Manchester United e Chelsea..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat