Luton futet në Premier League!
Luton fiton me penallti me rezultat 6:5 ndaj Coventry-t.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta ka përfunduar me rezultat 1:1.
Futbollisti Jordan Clark në minutën e 23-të kaloi në epërsi Lutonin.
Coventry pas shumë përpjekjeve e ka barazuar rezultatin në minutën e 66-të me golin e lojtarit holandez, Gustavo Hamer.
Ndeshja e finales së play-off-it të Championship u zhvillua në “Wembley" të Londrës, në një atmosferë të bukur futbolli, ku ishin të pranishëm 85.711 shikues.
Nga penalltitë, për Lutonin shënuan Morris, Taylor, Nakamba, Clark, Berry, Potts dhe për Coventryn realizuan Godden, Gyokeres, Sheaf, Eccles, Kelly, dështoi Dabo.