Në Francë e bëjnë të sigurt, shqiptari largohet nga Metz

Futboll

Në Francë e bëjnë të sigurt, shqiptari largohet nga Metz

Më: 27 maj 2023 Në ora: 12:40
Xhuliano Skuka

I transferuar në janar me shumë bujë në Francë ku u bë pjesë e Metz, Xhuliano Skuka nuk ka arritur të tregojë kualitetin e tij dhe prej javësh tashmë është pjesë e skuadrës së dytë të Metz.

Ish-sulmuesit të Partizanit nuk i është dhënë shumë besim këtë sezon nga trajneri.

I pyetur në një konferencë shtypi për Skukën, tekniku u përgjigj duke thënë se e ka pasur të vështirë ambientimin.

Kjo ka bërë që në Francë ta bëjnë të sigurt largimin e tij. “Socios-Metz” raporton se mungesa e minutave ka bërë që drejtuesit të marrin një vendim dhe Skuka të largohet në merkaton e verës.

Këtë sezon me Metz, Skuka ka luajtur në 9 ndeshje, duke numëruar vetëm 68 minuta lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat