FFMV kurdis shortin për balotazhin për kualifikim në Ligën e Dytë!

Futboll

FFMV kurdis shortin për balotazhin për kualifikim në Ligën e Dytë!

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:27
Pamje nga një ndeshje

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut u përcaktuan dyshet për ndeshjet e balotazhit për kualifikimin në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut për sezonin e ardhshëm.

Shorti përcaktoi këto duele: Bashkimi – Vëllazërimi Teteksi – Osogova Vardari Negotinë – Novaci.

"Konsiderojmë se shorti ka qenë i kurdisur me të vetmin qëllim që në Ligë të Dytë të mos inkuadrohen dy klubet shqiptare Bashkimi dhe Vëllazërimi.

Skuadra që për momentin janë dy skuadrat më të fuqishme se skuadrat tjera që marrin pjesë në balotazh", shkruan faqja sportive "Euforia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat