Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:12
Kylië Mbappe

Sulmuesi i Paris SG-së, Kylië Mbappe, po mbyll sezonin e tij të gjashtë me këtë klub me shifra stratosferike.

“Zhdukja” e tij nga Liga e Kampioneve ka bërë që titujt e lajmeve të fokusohen te lojtarë të tjerë, siç është rasti me Halandin ose në nënshkrimet e ardhshme në La Liga, siç është ardhja e mundshme e një “galaktiku” (Bellingam) te Reali i Madridit.

Në një vit zhgënjyes për PSG-në dhe pas divorcit thuaj të kryer me Mesin, francezi është ylli që ndriçon më shumë tifozët parisien, duke vendosur rekordet më të mira të gjithë karrierës së tij.

Mbape ka zhvilluar gjithsej 41 ndeshje me PSG-në në sezonin aktual 2022-’23, në të cilat ka shënuar 40 gola, mesatarisht pothuajse një gol për ndeshje. Por përtej shifrave rekord në Paris, Mbape nuk duket se është fort i lumtur në skuadrën e kryeqytetit francez.

Mes dy palëve, Paris SG-së dhe Kilië Mbapesë duket se është nënshkruar një kontratë që mediat spanjolle e kanë etiketuar si “kontratë mosbesimi”.

Sulmuesi i kombëtares franceze është skeptik për të ardhmen e tij… në Paris dhe tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Ai ishte ëndrra e Realit dhe presidentit, Florentino Perez.

Dukej një fakt i kryer, por përfundoi me firmën e tij në Paris. Vitin e kaluar ai rinovoi për tri vjet, sipas PSG-së, por në realitet është 2+1. Dhe tani, në pak më shumë se një muaj, kur përfundon afati që futbollisti të aktivizojë në mënyrë të njëanshme klauzolën që do t’i zgjaste kontratën atë vit shtesë.

Përndryshe… Reali ndërkaq nga ana e tij është gati t’i hapë dyert, por për këtë kërkon një parakontratë të firmosur nga sulmuesi, siç bën me dije “Marca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat