Lampard pas humbjes nga United-i: Jam i zhgënjyer

Futboll

Lampard pas humbjes nga United-i: Jam i zhgënjyer

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:24
Lampard

Menaxheri i Chelsea-s, Frank Lampard, ka folur pas humbjes nga Manchester United.

‘Blutë’ e Londrës mbrëmë u mposhtën nga ‘Djajtë e Kuq’ (4-1), në sfidën e zhvilluar në kuadër të Premier Leagues.

Lampard pas ndeshjes tha se është i zhgënjyer me humbjen, edhe pse sipas tij, Chelsea në pjesën e parë ishte ekipi më i mirë së Man United.

“Në pjesën e parë ne ishim ekipi më i mirë, por numri i golave ​​për ne tregon se nuk po mund të shënojmë mjaftueshëm. Jemi në fund të një sezoni të gjatë, duhet të punojmë dhe të formojmë një grup të mirë”, tha ai.

“Unë i kuptoj vështirësitë për një trajner sepse Chelsea është klub i madh. Duhet të kuptojmë pse gjendemi në këtë situatë, sigurisht që nuk është mungesë angazhimi”, ka theksuar Lampard.

Chelsea pas disa sezoneve tashmë mbetet jashtë zonës së garave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat