Përfundon pjesa e parë mes United dhe Chelseat

Futboll

Përfundon pjesa e parë mes United dhe Chelseat

Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:05
United dhe Chelseat

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Manchester United dhe Chelseat.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United po avancon 2:0 ndaj Chelseat.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori brazilian, Casemiro, i cili kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi qysh në minutën e 6’ të ndeshjes.

Ndërkaq, epërsinë e United në 2:0 e thelloi Anthony Martial me golin e tij në minutën e 45+6’ të ndeshjes.

Rezultati i pjesës së parë, 2:0 në favor të United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat