Agjenti thotë se Verratti dëshiron të kthehet në Itali

Futboll

Agjenti thotë se Verratti dëshiron të kthehet në Itali

Më: 25 maj 2023 Në ora: 17:11
Marco Verratti

Agjenti Rafael Pimenta, që përfaqëson interesat e mesfushorit të PSG, Marco Verratti, ka folur për të ardhmen e futbollistit.

“Italiani gjithmonë mendon të kthehet në atdheun e tij, kështu që nuk mund të përjashtoj që Verratti të luajë në Serie A.

A do të largohet nga PSG në verë? Së pari, skuadra duhet të përfundojë sezonin dhe më pas do të shikojmë”, tha Pimento.

30-vjeçari ka bërë 36 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Kontrata e Verrattit me PSG-në është deri në vitin 2026. Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e mesfushorit 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat