Iniesta largohet nga Japonia

Futboll

Iniesta largohet nga Japonia

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:53
Iniesta

Andres Iniesta është larguar nga klubi i deritashëm, Vissel Kobe.

Ishte vetë veterani i mesfushës ai që e bëri të ditur largimin nga klubi i ligës japoneze, ndërsa konfirmoi se do të vazhdojë të luajë ende futboll në një vend tjetër.

“Mendoj se ne gjithmonë e kemi imagjinuar që unë do të pensionohesha këtu, ka qenë dëshirë e të gjithëve”, deklaroi Iniesta me lot në sy në konferencë për shtyp në Kobe, në perëndim të Japonisë, së bashku me pronarin e klubit, Hiroshi Mikitani.

Ish-futbollisti i Barcelonës megjithatë shtoi se do të vazhdojë të luajë dhe të jetë konkurrues, duke shtuar se vendimi për t’u larguar nga klubi aktual u bë me marrëveshje të dyanshme me klubin, duke insistuar se prioritetet e trajnerit ishin të tjera dhe se kishte shumë pak rëndësi në ekip këtë sezon.

Lojtari tutje shtoi se shkuarja në Japoni ka qenë vendimi më i mirë i jetës së tij, duke shtuar se atje kaloi momente të bukura me klubin, por që ndërkohë pati edhe momente të vështira siç ishte lufta për mbijetesë e klubit japonez.

Aspektet pozitive ishte triumfi në “Empror Cup” në vitin 2019, ndërsa të këqijat, lëndimi që e pësoi vitin e kaluar, i cili e detyroi atë që të mungonte në disa ndeshje.

“Unë kam vazhduar të punoj fort, jam ndier mjaft mirë”, tha Iniesta për muajt e fundit.

Në këtë sezon të ligës japoneze, e cila startoi në muajin shkurt, Iniesta i zhvilloi vetëm 85 minuta në pesë ndeshje në ligë dhe në kupë.

Ekipi i tij është lider i J-League pas 14 ndeshjesh.

“Do të mundohem ta mbylli karrierën si futbollist duke luajtur në vazhdimësi dhe kjo pjesë këtu u bë e komplikuar”, u përgjigj Iniesta kur u pyet për të ardhmen e tij.

“Nuk e di, dua të vazhdoj të luaj, ndiej se jam ende në gjendje dhe jam i ngazëlluar të vazhdoj ta bëj këtë.

Pasi të mbyllet kjo epokë, do t’i shoh opsionet që mund t’i kem”, përfundoi Iniesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat