Hajduku fiton Kupën e Kroacisë, festojnë dy lojtarë të Kosovës

Futboll

Hajduku fiton Kupën e Kroacisë, festojnë dy lojtarë të Kosovës

Më: 24 maj 2023 Në ora: 21:02
Hajduku

Hajduku i Splitit fiton Kupën e Kroacisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të tetë në histori. Skuadra e drejtuar nga Ivan Leko, mposhti 2:0 Shibenikun në finalen e zhvilluar në Rijeka.

Hajduku shënoi me anë të Jan Mlakar në minutën e tretë, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit slloven.

Goli i parë u realizuar nga mbrojtësi Dario Melnjak në minutën e 62’.

Ndërkohë, Hajduku gjeti edhe golin e qetësisë në minutat shtesë. Falë një penalltie të saktë të kapitenit Marko Livaja.

Emir Sahiti, i cili debutoi me Kosovën qershorin e vitit të kaluar, luajti 80 minuta për skuadrën fituese. Pjesë e Hajdukut është edhe dardani tjetër, Elvis Letaj, i cili e ndoqi takimin nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat