Botërori i parë i legjendave zhvillohet në dhjetor

Futboll

Botërori i parë i legjendave zhvillohet në dhjetor

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:15
Botërori i parë i legjendave

Një ngjarje e re e madhe futbolli “do të shohë” dritën në dhjetor 2023.

Për të qenë më konkretë, bëhet fjalë për Kupën e Botës të Legjendave, një turne i organizuar nga vetë emrat e mëdhenj dhe në të cilin do të marrin pjesë tetë ekipe kombëtare, të përbëra nga lojtarë që kanë dalë në pension dhe që kanë luajtur të paktën një ndeshje me ekipet e tyre përfaqësues, përpara se të “varnin këpucët në gozhdë”.

Në Botërorin e legjendave do të marrin pjesë Spanja, Brazili, Argjentina, Uruguai, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania.

Ky kompeticion do të zhvillohet në një vend të vetëm ende të pacaktuar (tre qytete nga Amerika e Veriut, një nga Amerika e Jugut dhe dy nga Lindja e Mesme janë kandidatë për të pritur këto ndeshje).

Kapitenët e skuadrave në fjalë do të jenë: Michel Salgado (Spanjë), Emerson (Brazil), Esteban Cambiasso (Argjentinë), Diego Lugano (Uruguaj), Christian Karembeu (Francë), Steve McManaman (Angli), Marco Materazzi (Itali) dhe Kevin Kuranyi (Gjermani.

Ndeshjet do të luhen në dy pjesë nga 35 minuta dhe në rast barazimi sfida do të shkojë direkt në penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat