A e ndal Bylisi Tiranën? 

Futboll

A e ndal Bylisi Tiranën? 

Më: 24 maj 2023 Në ora: 14:23
Giovanni Colella

Në prag të ndeshjes ndaj Kastriotit, trajneri Giovanni Colella doli para mediave ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai analizoi ndeshjen e radhës dhe u ndal te Tirana ku shpreson në hap të gabuar. Kolela ka folur edhe për ndeshjet e skuadrave të tjera që shpesh herë shkon dhe i ndjek në stadium

Gjendja e skuadrës? Nuk kemi probleme të veçanta. Nuk kemi asnjë problem.

Rikuperimi i Bilalit? Bilali ka pasur probleme fizike, asgjë serioze.

2 javë kampionat? Nëse jemi atje dhe fitojmë, sigurisht që ne besojmë.

Ne do ta bëjmë deri në fund. Presioni është diçka normale në këtë pikë. Kush nuk ka presion, nuk mund të bëjë as detyrën e trajnerit as të lojtarit.

A e ndal Bylisi Tiranën? 

Pse jo, mund të ndodhë. Unë nuk bëj llogari për të tjerë por për vete. Në futboll gjithçka mund të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat