Sulmuesi në La Liga thyen VAR-in nga nervat

Futboll

Sulmuesi në La Liga thyen VAR-in nga nervat

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:46
Pamja e sulmuesit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e sotme në La Liga, ku Real Sociedad përballej me Almerian.

Sulmuesi kolumbian Luis Suarez, ka thyer nga nervat monitorin e VAR-in, pasi u ndëshkua me karton të kuq që në pjesën e parë të ndeshjes.

Në minutën e 34-t të sfidës, futbollisti i Almerias, u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje pranë vijës anësore.

VAR-i ftoi kryesori të rishikonte pamjet dhe ky i fundit, pasi pa edhe një herë ndërhyrjen, u kthye dhe anuloi kartonin e verdhë, duke nxjerrë nga xhepi të kuqin.

Lojtari, i tensionuar pasi ky karton përveçse penalizon skuadrën në këtë sfidë, e ndalon të luajë edhe sfidën direkte për mbijetesën ndaj Real Vajadolid, duke dalë nga fusha iu drejtua pikërisht monitorit të VAR-it.

Ai i dha në të shtyrë duke e hedhur në tokë, në një incident që padyshim do të shtojë edhe më shumë masën disiplinore ndaj futbollistit, i cili në këtë sezon ka shënuar 4 gola e dhënë 4 asiste për ekipin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat