Mohon zërat

Futboll

Mohon zërat

Më: 23 maj 2023 Në ora: 19:15
Arne Slot

Pasi i dërgoi në finalen e madhe të Conference League sezonin e shkuar, tekniku hollandez, Arne Slot udhëhoqi këtë sezon skuadrën e Feyenoord drejt titullit kampion në elitën e futbollit hollandez, Eredivisie.

Sukseset e njëpasnjëshme me skuadrën nga Rotterdami e vunë teknikun 44-vjeçar në fokusin e londinezëve të Tottenham, të cilët që prej largimit të Antonio Conte nuk po gjejnë dot zëvendësuesin e tij ideal, mirëpo kohët e fundit në lajme ka qarkulluar se Arne Slot do të marrë në dorë “frerët” e londinezëve nga sezoni i ardhshëm.

Pavarësisht aludimeve të shumta në media, Drejtori i përgjithshëm i Feyenoord, Dennis te Kloese mohoi të gjitha “thashethemet” e kohëve të fundit, teka tha për mediat lokale se nuk ka patur kontakte mes klubeve.

Ndërkaq, kujtojmë se për të siguruar shërbimet e Arne Slots, londinezët e Tottenham duhet të derdhin në arkat e Feyenoord plot 6 milionë euro për të paguar klauzolën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat