Leao: Duhet të bëjmë më shumë

Futboll

Leao: Duhet të bëjmë më shumë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:37
Rafael Leao

Milani mundi 5-1 Sampdorian të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen e vlefshme për ditën e 36-të të Serisë A. 

Kuqezinjtë fituan kështu tri pikë të rëndësishme në luftën për një vend në Champions.

Një luftë që mbetet ende e hapur. Ndër protagonistët e ndeshjes së “San Siro”-s ishte edhe Rafael Leao.

Portugezi zhbllokoi shifrat, duke marrë një asist nga Brahim Diaz. Më pas në pjesën e dytë ai asistoi Zhirunë për të bërë rezultatin 5:1.

Me këtë paraqitje numri 17 i ‘djallit’ vendosi një rekord personal për pjesëmarrje në gola në Serinë A. Firma e tij ka sjellë 21 gola: 13 gola dhe 8 asiste.

Një moment i rëndësishëm në sezonin e Leaos.

Tani ai po kthehet në formë pas problemit të vogël të muskujve që e pengoi të marrë pjesë në ndeshjen e parë të euroderbit kundër Interit, në gjysmëfinalen e Champions-it. Ndërkohë, sulmuesi u shpall ‘Lojtari më i mirë’ i muajit prill në Serinë A.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve u mbajt të shtunën në mbrëmje. Në rrjetet sociale, portugezi falënderoi me një postim ku thuhej: “Faleminderit të gjithë atyre që më votuan, faleminderit ekipit tim që më ndihmoi të fitoja këtë çmim! Krenar që morëm këtë çmim, le të provojmë të bëjmë më shumë”.

“Lojtari i muajit” është përzgjedhur duke marrë parasysh analizat e avancuara të portalit statistikor ‘Stats Perform’, i krijuar duke u nisur nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin “Syri i Fajkoit”. Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me K-Sport dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe situata teknike, por edhe të dhëna pozicionale.

Kjo bën të mundur analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës, kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare u morën në konsideratë ndeshjet nga java e 28-të deri në të 32-të në Serisë A aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat