Mungon ekipi nga Shqipëria

Futboll

Mungon ekipi nga Shqipëria

Më: 23 maj 2023 Në ora: 13:18
Trofeu i Champions

Sezoni 2023-2024 i Champions League po nis gradualisht të marrë formë. 18 ekipe kanë siguruar deri më tani kualifikimin në fazën e grupeve.

Në total, janë 56 skuadra që kanë siguruar një vend në Champions sezonin e ri, duke nisur nga faza para-eliminatore, që starton me 27 qershor. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje deri më 30 gusht.

Faza e grupeve nis më 19 shtator. Në këtë listë me 56 skuadra nuk figuron për momentin asnjë ekip nga Shqipëria, duke qenë se gara për titullin është ende e hapur. Nga Kosova do të luajë ekipi i Ballkan.

Finalja e edicionit të ardhshëm të Champions League, do të luhet në “Wembley”, më 1 qershor 2024.

Turi para-eliminator

Tre Penne (San Marino), Breidablik (Islandë), Atletic Escaldes (Andora).

Turi parë kualifikues

BK Hacken (Svezia), Shamrock Rovers (Irlanda), Astana (Kazakistan), Zalgiris (Lituania), Zrinjski Mostar (Bosnia), HJK (Finlandia), Valmiera (Lettonia), Aris Limassol (Qipro), Maccabi Haifa (Izrael), Rakow Czestochowa (Poloni), Slovan Bratislava (Sllovaki), Sheriff Tiraspol (Moldavi), Swift Hesperange (Luksemburg), Struga (Maqedonia e Veriut), Olimpija Ljubljana (Slloveni), Larne (Irlanda e Veriut), KI (Ishujt Far Oer), Flora (Estoni), Hamrun Spartans (Malta), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), The New Saints (Uells), Lincoln Red Imps (Gjibraltar), Farul Costanza (Rumani), Qarabag (Azerbaixhan), Ferencvaros (Hungari), Bate Borisov (Bjellorusi), Ballkani (Kosovë).

Turi dytë kualifikues

Dinamo Zagreb (Kroaci, Molde (Norvegji), Panathinaikos (Greqi).

Turi tretë kualifikues

Young Boys (Zvicwr), AEK Athinw (Greqi), Braga (Portugali), Strum Graz (Austri), Rangers (Skoci).

Faza e grupeve

Napoli, Lazio (Itali), Manchester City, Arsenal, Newcastle (Angli), Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid (Spanjë), Borussia Dortmund, Bayern Mynih, Leipzig (Gjermani), PSG (Francë), Benfica, Porto (Portugali), Feyenoord (Holandë), Salisburg (Austri), Celtic (Skoci), Crvena Zvezda (Serbi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat