Haller trim i ndeshjes, Dortmundi tre pikë larg titullit të Gjermanisë

Futboll

Haller trim i ndeshjes, Dortmundi tre pikë larg titullit të Gjermanisë

Nga: K. G. Më: 21 maj 2023 Në ora: 19:25
Dortmundi feston

Dortmundit po i buzëqesh titulli i kampionit në Gjermani. 

Verdhezinjtë shënuan fitore në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Augsburgut, në takimin e javës së parafundit (33-të) në Bundesliga I.

Vetëm edhe tre pikë janë larg titullit të kampionit.

Futbollisti Sebastien Haller, që është rikthyer pas sëmundjes me kancer,  është trim i ndeshjes, duke shënuar dy gola.  

Punët verdhezinjve iu lehtësuan në minutën e 38-të kur Felix Uduokhai i Augsburgut  u përjashtua nga loja.

Sebastien Haller ka shënuar në minutën e 59-të e 84-tën e Julian Brandt në minutën e 90+4..

Dortmundi kryeson me 70 pikë, ka dy pikë më shumë se Bayerni dhe Augsburg renditet në. vend të 14-të me 24 sosh.

Në javën e fundit, Dortmundi e pret Mainz-in dhe Bayerni i shkon Koln-it, ndeshjet luhen më 27 maj në orën 15.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat