Roma e kërkon Youri Tielemansin

Futboll

Roma e kërkon Youri Tielemansin

Më: 21 maj 2023 Në ora: 17:30
Youri Tielemansin

Roma është e interesuar për mundësinë e nënshkrimit me Youri Tielemans në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori belg do të largohet nga Leicester City pas përfundimit të këtij sezoni.

Madje, ai do të largohet si futbollist i lirë nga “King Power” pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Roma është e interesuar të nënshkruajë me futbollistë të lirë gjatë verës dhe Tielemans është njëri prej tyre.

26-vjeçari thuhet se pëlqehet nga trajneri, Jose Mourinho.

Sipas mediumit italian, as paga e tij nuk do të ishte problem për Romën. Tielemans fiton 3 milionë euro në sezon te Leicester City.

Arsenali dhe Juventusi mendohet se janë dy klubet tjera të interesuara për shërbimet e Youri Tielemans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat