Shpallen fituesit e grupeve A & B, përcaktohen dy gjysmëfinalet e edicionit 2022-2023!

Futboll

Shpallen fituesit e grupeve A & B, përcaktohen dy gjysmëfinalet e edicionit 2022-2023!

Më: 21 maj 2023 Në ora: 15:12
Pamje nga një ndeshje

Janë mbyllur këtë të diel ndeshjet në fazën e grupeve në kampionatin e vajzave U-16, ku janë përcaktuar edhe ekipet fituese të secilit grup, si edhe katër skuadrat që kalojnë në fazën play-off për këtë edicion futbollistik.

Vllaznia dhe Tirana janë dy ekipet që janë dy gjysmëfinalistët e këtij edicioni të dalë nga grupi A. Deri në javën e fundit, gara ishte ende e hapur në këtë grup, teksa fitorja 4-2 e vajzave bardheblu i siguroi biletën për në play-off-in e këtij edicioni.

Sakaq, Vllaznia është shpallur zyrtarisht fituese e grupit A pas triumfit të thellë me rezultatin 10-0 ndaj Egnatias.

Në grupin B, Apolonia dhe Pogradeci janë dy ekipet që kalojnë në fazën play-off të këtij sezoni, ku do të përballen me Tiranën dhe Vllazninë. Fieraket kanë pasur një edicion të suksesshëm, ku në 10 takime kanë siguruar 10 fitore, me 30 pikë të grumbulluara. Nga ana tjetër, Pogradeci mposhti Vlorën në përballjen direkte për vendin e dytë me shifrat 3-1.

Sipas skemës së përcaktuar që në fillim të këtij sezoni, ekipi i renditur në vendin e parë i grupit A (Vllaznia) do të luajë kundër skuadrës së renditur në vendin e dytë në grupin B (Pogradeci. Ndërkaq, ekipi i renditur në vendin e dytë të grupit A (Tirana) do të luajë kundër skuadrës së renditur në vendin e parë në grupin B (Apolonia). Ndeshjet do të jenë teke dhe nga këto dy përballje do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij edicioni të dytë.

Gjysmëfinalet:

Vllaznia – Pogradeci

Tirana – Apolonia

Renditja përfundimtare e ekipeve në grupin A:

Vllaznia 26 pikë

Tirana 22 pikë

AFF Elbasani 17 pikë

Kinostudio 11 pikë

KF Teuta 6 pikë

KF Egnatia 3 pikë

Renditja përfundimtare e ekipeve në grupin B:

Apolonia 30 pikë

Pogradeci 22 pikë

FC Vlora 16 pikë

Skënderbeu 9 pikë

Lushnja 9 pikë

Bylis 0 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat