Agjenti i titullarit të Interit jep përgjigjen përfundimtare për të ardhmen e futbollistit

Futboll

Agjenti i titullarit të Interit jep përgjigjen përfundimtare për të ardhmen e futbollistit

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:46
Andre Onana

Andre Onana është një nga pikat kyçe të Interit dhe jo pak herë është vendosur në shënjestrën e klubeve të mëdha europiane, me Çelsin që ka qenë më i interesuari.

Për të folur ama për të ardhmen e kamerunasit ka qenë vetë agjenti i tij që ka shmangur zërat për largimin.

“Zërat e merkatos janë normalë në këtë fazë, por nuk preferoj të flas për ta. Andre është shumë i përqendruar te fusha, ka një kontratë 5-vjeçare me Interin dhe është i lumtur në Milano.

Luan në klubin më të fortë në Itali dhe është i qetë. Mendon vetëm për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon në kampionat dhe mbi të gjitha mendon për finalen e Champions League. Ka një raport të shkëlqyer me Inzagin dhe gjithë skuadrën”, është shprehur Albert Botin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat